E shtypën 2 makina duke dhënë ndihmë në një aksident, kush është stomatologu shqiptar që vdiq në Zvicër

Një shqiptar i Kosovës, Jetmir Morina, humbi jetën tragjikisht të mërkurën në mbrëmje pasi u përplas nga një makinë në Zvicër.

Ngjarja ndodhi autostradën A1, në Zyrih, kur 30-vjeçari, Jetmir Morina me profesion stomatolog ndaloi t’i jepte ndihmën e tij disa personave që ishin aksidentuar në atë zonë.

Në ato momente një makinë ka përplasur Jetmirin duke e hedhur në ajër e duke e përplasur me një makinë tjetër. Aksidenti, fatkeqësisht ishte me pasojë vdekjen e 30-vjeçarit.

Jetmiri ishte një mysliman i devotshëm dhe festonte Ramazanin, thotë vëllai i tij, Besarti për Blick.

Ai ndoqi një shkollë të mesme islame në Kosovë dhe më pas studioi për stomatologji. Rreth gjashtë vjet më parë ai u transferua në Zvicër për të dashurën e tij.