Psikologu shqiptar, Edmond Dragoti ka deklaruar se janë burrat ata që marrin vendimet, ndaj janë ata që përfundojnë në burg më shumë se gratë pasi këto të fundit janë ato që japin mendimet. Pas studimit që thotë se gratë kanë tru më të shëndetshëm dhe më të ngarkuar, që do të thotë se ato shkojnë në burg 14 herë më pak se burrat, Dragoti u shpreh për mediat se burrat bëjnë burg sepse nxiten nga gratë.
“Burri zakonisht merr mendimin e gruas ndaj përfundon në burg dhe nuk përfundon gruaja. Në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim. Njeriu bën një llogari dhe burrat i marrin vendimet, ndaj përfundojnë në burg. Ndërsa gratë janë gjithmonë pas një burri, edhe pse ato kanë pushtet. Pushteti mashkullor qëndron në marrjen e vendimit, ndërsa ai femëron në arsyetimin e vendimit”, tha psikologu.