U dëmtua me një pirun, ndërron jetë te Trauma punonjësi 32-vjeçar i qendrës tregtare

Një punonjës në një qendër tregtare në Tiranë ka ndërruar jetë pas një aksidenti gjatë punës. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në ambientet e jashtme të qendrës tregatare. Blutë gjithashtu sqarojnë se 32- vjeçari i identifikuar me iniciale L. D., është dëmtuar aksidentalisht me një mjet punë (pirun). Ai është transportuar te Spitali i Traumës por pas disa orësh ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat 61-vjeçarin me iniciale E. D i cili drejtonte mjetin që shkaktoi vdekjen e të riut. 

“Tiranë/Informacion paraprak Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç. Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.