Krim në familje ka ndodhur këtë të mërkurë në Paskuqan, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Dyshohet se autor është dhëndri, i identifikuar si Ramazan Hudra rreth 35 vjeç nga Kukesi.
Sipas informacioneve, autori u ka prerë rrugën familjarëve të ish-gruas dhe ka qëlluar me armë mbi ta.
Më pas ai është larguar me makinë tip “Benz”, ndërsa policia është vënë në ndjekje.
Ai ka vrarë ish-bashkëshorten shtatzënë dhe një grua tjetër. Të plagosur kanë mbetur nëna e ish-gruas dhe kunata.
Mësohet se çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur dhe kanë jetuar në Gjermani. Një nga familjarët tha se janë divorcuar para shtatë muajsh.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.