Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare u gjetën të vrarë me thikë në shtëpinë e tyre në via Leopardi në Spinea në provincën e Venecias.
Autoritetet italiane kanë bërë të mundur identifikimin e viktimave të cilët janë Mynevere Karabollaj 37 vjeç dhe Flonino Mërkuri 23 vjeç.
Ka qenë vajza e gruas që ka kontaktuar karabinierët pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me të ëmën që pasdite. Fillimisht u mendua se ishte një vrasje-vetëvrasje, por më pas u zbulua një vrasje e dyfishtë.
Autori, që është ish-burri i viktimës është i pajetë. Pasi ka vrarë ish-gruan dhe partnerin e saj ai ka kryer vetëvrasje brenda një një kasolle në Oriago di Mira.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pasi ish-burri nuk pranonte që ish-gruaja e tij kishte nisur një jetë të re.