Një përplasje mes shqiptarëve ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:00 në Casarza Ligure.
Një i ri shqiptar ka marrë një goditje me thikë në gjoks, ndërsa dy bashkatdhetarë të tij janë shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve paraprake, dy personat e shpallur në kërkim, e kishin ndjekur të riun dhe më pas e kishin goditur, shkruan Ansa.
Karabinierët e Sestri Levantes po kryejnë hetime duke kontrolluar kamerat e shumta të ndodhura në zonë.