Sa e trishtë! ‘Dje i çova në park, sot nuk janë më’! Flet i dëshpëruar Ardian Hyseni, babai që humbi tre fëmijët dhe nipin në aksident

Një aksident me pasoja mjaft tragjike për një familje shqiptare ndidhidy netë më parë në Itali. 3 fëmijët e familjes Hyseni dhe nipi i tyre ndërruan jetë.

Me duart që i dridhen dhe sytë e skuqur nga të qarat, Ardian Hyseni nxjerr celularin dhe tregon fotot dhe fëmijët e fëmijëve të tij.

“Shiko këtu, unë i çova në park dje në mëngjes dhe tani ata janë zhdukur”.- thotë ai.

Sipas mediave italiane, Hyseni i kthen shpinën shtëpisë së shkatërruar nga Fiat Stilo në aksidentin e tmerrshëm mbrëmjen e së dielës në Villa Gaida, në Via Emilia. Nuk ka guxim të kthehet drejt asaj humnere që ka përpirë përgjithmonë me një goditje të vetme tre fëmijë dhe nipin e tij të dashur, fotoja e të cilit bie në sy edhe si imazhi i profilit në facebook, i rrethuar nga një mijë zemra.

Ai rishikon ato momente të mallkuara, pikërisht aty, në trotuar, një hap nga tragjedia e tmerrshme që goditi familjen e tij duke i marrë tre fëmijët dhe nipin.

“Vajza ime Shane kishte insistuar aq shumë sa më tha: “Babi, unë po vij të marr Resatin dhe Rejanën sonte. Vishini mirë, do t’i marrim me vete në darkë”. Ata shkuan të hanin sushi në një restorant japonez në Reggio. Isha i qetë, aq sa më kishte zënë gjumi në shtëpi. Pastaj befas, pas orës 8, më thirri policia bashkiake”.- vijon Hyseni.

Së bashku me gruan e tij Anjeza ata nxituan nga Parma, ku jetojnë dhe ku fëmijët e tyre Resat dhe Rejana shkonin në shkollë në institutin gjithëpërfshirës Albertelli-Newton në Reggio. Para tyre, në atë vrimën e zezë të shtëpisë së goditur nga makina, ka rënë e gjithë bota. Anjeza nuk i bëri ballë pamjeve të rënda dhe ra në tokë duke bërtitur ku më pas u dërgua në spitalin Maggiore në Parma.

“Një tragjedi pa shpjegim” thotë Ardiani, duke tundur kokën, por ai nuk është vetëm, me të në mëngjes, për të qenë pranë tij, kanë mbërritur disa të afërm nga Vicenza.

“Ka diçka të çuditshme në dinamikën e këtij incidenti. Por këtu nuk ka kamera? Do të donim të kuptonim” thonë ata. Ata bëjnë fotografi dhe kërkojnë me dëshpërim një arsye, një arsye, vijojnë ata teksa pyesin banorët e zonës dhe pronarët e Arredamenti Terenziani, një biznes matanë rrugës, pronarë të shtëpisë së pabanuar.

“Nuk e dimë se cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, mund të ketë qenë në të vërtetë çdo gjë. Në një nivel të përgjithshëm ne bëjmë një konsideratë, fatkeqësisht Via Emilia është e rrezikshme, nga ana tjetër është një rrugë e projektuar shekuj më parë për t’u udhëtuar. ne kembe.Ne besojme se duhen marre masa duke vendosur velokset qe makinat te ecin me ngadale. Siç veprohet ne Codemondo eshte alternativa e vetme per te permiresuar sigurine” thote nje punonjes dyqani.

Prej disa kohësh banorët vendas kanë kërkuar përmirësime të rrugës. Diskutime që nuk pretendojnë t’ia lehtësojnë dhimbjen një familjeje të tërë.

“Shane shte një vajzë e mrekullueshme Resati dhe Rejana dy fëmijë spektakolar, inteligjentë dhe të sjellshëm. Ne jemi pa fjalë”, thotë një teze.

Dy të afërm të tjerë mbërrijnë në atë brez të Via Emilia. Ata e përqafojnë Ardianin duke u përpjekur t’i japin kurajo. Celulari i Ardianit bie ende. Është djali tjetër i familjes.

“Është i fundit që më ka mbetur, jeton në Francë. Ne jetojmë prej disa vitesh pranë Parmës, punoj murator, por kemi kohë që jemi në Itali”. -thotë Ardiani.

Familja Hyseni, si shumë bashkatdhetarë, emigruan vite më parë nga Shqipëria, nga qyteti i tyre i mrekullueshëm Durrësi, në Itali në kërkim të një jete më cilësore. Ata kishin mbërritur në Emilia, pas një periudhe jetese në Italinë e Jugut, në Basilicata, ku Ardiani kishte gjetur punë dhe ku herë pas here shkonte të vizitonte mjeshtrin ndërtues me fëmijët e tij, siç tregohet edhe në facebook, gjatë një vizite të lumtur në Sassi i Matera.

“Ne do të shkojmë në vendin tonë, Shqipëri për të varrosur fëmijët”- thotë Ardiani me krenari prekëse.

Policia lokale dhe bashkia e Reggios njoftuan ambasadën shqiptare për të organizuar riatdhesimin e trupave dhe ka shumë gjasa që ata do të kthehen të jetojnë në Shqipëri. Ka shumë dhimbje në Via Emilia.

“Tani duhet të shkojmë dhe të bëjmë njohjen e trupit. Do të jetë e tmerrshme,” thotë tezja.

Mbrëmjen e 30 tetorit makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur me një ndërtesë të pabanuar në hyrje të qytetit të Parmës. Nga përplasja ndërruan jetë në vend Shane Hyseni 22 vjeç, djali i saj i mitur Mattias Lame 15 muajsh, Rejana Hyseni 8 vjeç dhe Resat Hyseni 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes. Ndërkohë i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, 30-vjeçari Orjol Lame i cili gjendet në gjendje të rëndë në spital.