Emërohet Drejtori i ri i Postës Shqiptare. Kush është elbasanasi që mori postin e rëndësishëm? (Foto)

Ardit Demiri emërohet Drejtori i ri i Postës Shqiptare. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Ervin Bushatin e shkarkuar disa muaj më parë.

Prej rreth 5 vitesh Ardit Demiri ka drejtuar degën Rajonale të Postës së Elbasanit.

Më herët ai ka mbajtur postin e Drejtorit Rajonal të Zyrës së Punës Elbasan, (2013 – 2017), ku spikati si një nga drejtoritë me rezultatet më të larta. Më tej, Demirit iu besua detyra e Prefektit të Qarkut Elbasan.

Ai spikati për aftësi të mira menaxheriale, duke arritur rezultate të larta në shtrirjen dhe ofrimin e shërbimeve, menaxhimin financiar duke ndërmarrë reforma të thella në administrim.

Demiri ka pasur një karrierë të gjatë si pjesë e forumeve të larta drejtuese në PS e Elbasanit.