Mosha/ Të shtëna me armë në vend, një i vrarë, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur pak me para në Klos.

Mësohet se pas të shtënave me armë, një person ka mbetur i vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Të shtënat me armë janë regjistruar pranë një lokali në Klos.

News24 raporton se viktima është ende në vendin e ngjarjes dhe  është rreth 17-vjeç.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën të mbuluar me batanije në trotuar. Sakaq ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës apo i të plagosurve.