Dy persona janë vënë në pŗangat e policisë Elbasan pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se një 27 vjeçar u kap në flagrancë duke goditur nënën e tij.
E njejta situatë ka ndodhur edhe në fshatin Farret të Prrenjasit, por këtë herë një 57 vjeçar është venë në pranga pasi u kap në flagrancë duke goditur xhaxhain e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Kŗimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan aŗrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Kŗimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd aŗrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në fshatin Farret, Prrenjas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.