Sot në Ministrinë e Arsimit, ministrja Evis Kushi ka prezantuar Drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, Dr. Artan Spahiu.
“Kam besim se me përvojën e tij të gjatë si pedagog dhe drejtues në institucione të arsimit të lartë, si dhe punën si avokat dhe jurist në institucione të administratës publike, me profesionalizëm dhe integritet të lartë, Artani do të japë kontribut për avancimin e reformave të ndërmarra në arsimin e lartë në Shqipëri.” , – shkroi ministri Evis Kushi në postimin e saj.