Llatja: Elbasani është kthyer në kantier ndërtimi. Rruga ” Grigor Nosi” në Njësinë Nr 6 po i nënshtrohet një transferimi kapilar.

Pas kanalizimeve nëntokësore dhe lirimit të hapësirave të përbashkëta, shumë shpejt nis dhe asfaltimi i rrugës. Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja ka inspektuar punimet, duke e vënë theksin tek investimet që Bashkia po kryen në qytet si dhe zonat informale edhe në këto ditë të nxehta gushti.

Ndërsa duke u ndalur tek punimet në rrugën “Grigor Nosi” në lagjen 5 Maji kryebashkiaku shton se “rruga ka qenë problematike, pasi vetë kjo lagje ka nisur zhvillimin pas viteve 90 me problematika në kanalizimet e ujrave të zeza, uji i pijshëm si dhe infrastrukturë si dhe qarkullim, transmeton elbasaniplus.

Por, kjo shpesh ka ardhur si pasojë edhe e zgjerimit të gardheve dhe banesave. Me punimet që po realizohen kjo rrugë po merr një pamje tjetër. Për zgjerimin e rrugës falë edhe bashkëpunimit me banorët u prishën disa mure rrethuese dhe gardhe me qëllim zgjerimin e rrugës.

Sot kemi një pamje tjetër, të një kantieri të hapur i cili po ecën me ritme të shpejta. Jemi optimistë se gjatë të gjithë vjeshtës do të kemi shumë kantiere të hapura në qytet për të zhvilluar infrastrukturën dhe për ti mbyllur të gjitha problematikat”, tha z. Llatja.

Urbanizimi i zonave informale është prioritet i Bashkisë së Elbasanit, ndaj dhe në vijim do të ndërhyhet tek të gjitha lagjet periferike për ti bërë dhe ato pjesë të pandashme të qytetit.