FOTO ARKIVA

Kapen 2 shtetas Italianë në Elbasan. Shitën 200 mijë euro flori të rremë.

2 shtetas Italianë janë vënë në prangat e policisë Elbasan pasi shitën në një argjendari 200 mijë euro flori të rremë. Me të marrë njoftimin policia ka organizuar operacionin të koduar “Fake Gold” dhe ka arritur të kapë në flagrancë 2 shtetasit Italianë, raporton elbasaniplus.

Njoftimi i policisë

DVP Elbasan / Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Kŗimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, operacioni policor i koduar “Fake Gold”.

Kontrabanduan dhe shitën nëpërmjet mashtrimit, ar të rremë me vlerë 200 000 euro, arŗestohen në flagrancë në një argjendari, gjatë tentativës për të shitur sërish, 2 shtetas italianë. Sekuestrohen një sasi ari, 4 aparate celuare dhe shuma parash të monedhave të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kŗiminale të kontrabandës me mallra të licencuara dhe të deklarimit të rremë të shtetasve, nëpërmjet mashtrimit, në lidhje me natyrën, llojin dhe cilësinë e tyre, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fake Gold”, si rezultat i të cilit u arŗestuan në flagrancë shtetasit:

-F. M., 67 vjeç, banues në Napoli, Itali dhe R. G., 76 vjeç, banues në Milano, Itali.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shitur ar (metal) në formë kokrrizash, me vlerë 200 000 euro, në Tiranë dhe Podgoricë, gjatë periudhës qershor-gusht 2022. Materiali që keta shtetas kanë shitur ka rezultuar më pas, i përzier me metale të tjera.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Fake Gold”, 2 shtetasit janë kapur dhe aŗrestuar në flagrancë në qytetin e Elbasanit, gjatë tentativës për të shitur arin e rremë në një argjendari, ku fillimisht kishin mashtruar duke ofruar një sasi të vogël ari të pastër.

Në cilesinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kilogramë ar i dyshuar si i rremë, 160 gramë ar i pastër, 4 aparate celulare, 1500 euro dhe 150 franga zviceriane. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të lincencuara” dhe “Mashtrimi”.