3 raste brenda javës. Kush po i hedh shqiptarët nga pallati?

Një qytetare nga Tirana i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga pallati. Brenda javës është rasti i tretë që ndodh në vendin tonë.

Një vajze e rë 25 vjeçe në Durrës u hodh nga ballkoni pak ditë më parë, po ashtu një i ri në Tiranë po brenda kësaj jave bëri të njëjten gjë.

Brenda një jave 3 raste, merreni vetë me mend sa raste kemi për 6 muaj ose një vit, pasi gjithmonë na qëllon të dëgjojmë lajme “u hodh nga pallati”.

Por kush po i hedh shqiptarët nga pallatit? Kush është fajtori kryesor? Pse po ndodh vazhdimisht kjo gjë? Pse nuk reagon askush për këtë?

Sipas ekspertëve të fushës shkaku kryesor është stresi dhe problemet e shëndetit mendor. Shqiptarët akoma e kanë tabu të flasin për shëndetin mendor, të diskutojnë me njerëz të fushës.

Sepse nëse takon një psikiatër, direkt të quajnë të çmendur, sepse njerëzit që kanë probleme me shëndetin mendor, këtu nuk i afrojnë, nuk i dëgjojnë, por i përbuzin.

Arsyeja të tjera janë dhe problemet ekonomike dhe si dhe përdorimi i lëndëve të ndaluara. Mirë do ishte që kjo temë të trajtohej gjerësisht në televizione dhe jo vetëm. T’i kushtohet shumë rëndësi problemeve të shëndetit mendor, të jepen alternativa për zgjidhje, të dijnë njerëzit që vuájne nga kjo gjë se ku të shkojnë.