Deklaratat e bëra nga ish-politikani i ekstremit të djathtë britanik, Nigel Farage për emigrantët e paligjshëm shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë shkaktuar zemërim në mediat sociale, veçanërisht në Twitter.
“Tani që një në dhjetë prindër të lindur të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, ua pret mendja se si do jetë ky raport në pesë vjet?”, shkroi ish-kryetari i UKIP.
Postimi i Farage citon organizatën në Mbretërinë e Bashkuar Migration Watch, e cila iu referua një artikulli të Daily Mail që thoshte se “Shqiptarët janë ndër prindërit më të shpeshtë për të lindurit nga jashtë në Britanisë së Madhe për herë të parë”.
Farage viziton shpesh rajonin, veçanërisht në Serbi.
Në një video të publikuar tre ditë më parë, Farage tha gjithashtu se shqiptarët që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez për të hyrë në Angli nuk ishin “njerëz të varfër të dëshpëruar” siç media kryesore si BBC “po përpiqet t’i portretizojë ata”. “Jo, ata janë djem të rinj dhe shumë prej tyre në fakt janë goxha agresivë,” tha ai.
Farage, 58 vjeç, drejtoi partinë e krahut të djathtë UKIP dhe më vonë partinë Brexit deri në vitin 2021.
Shqetësimi për rritjen e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria është vënë në qendër të vëmendjes këto ditë në Britaninë e Madhe pas raportimeve se 4 në 10 emigrantë të paligjshëm që kalojnë La Manshin janë shqiptarë.