Historia e djaloshit me pamje studenti dhe i rregullt, që fitoi gjithçka

19 vite më parë, një djalosh me fytyrë ëngjëllore, vetëm 21 vjeç, i krehur dhe i rregulluar, i urtë, i ndrojtur, me pamje studenti në vitin e parë të universitetit mbërrinte në aeroportin e Linates, Milano, për t’u veshur kuqezi.

Në Itali nisën të talleshin me mbiemrin e tij, duke e quajtur si një nga ato meteorët që mbërrinin nga Brazili për t’u shuar në 1 vit… Tifozët e Milanit kishin kuriozitet, ashtu si Carlo Ancelotti, trajneri i asaj kohe. U desh 1 stërvitje për të kuptuar se me cilin kishin të bënin.

Djaloshi me pamje studenti dhe i rregullt, kur zbriste në fushë dukej sikur “sfilonte” me elegancë me topin në këmbë dhe nuk e godiste, por e “përkëdhelte” drejt rrjetës. Inkursione galopantë, aq sa djaloshi do të bëhej “i artë”.

Kampionat, Champions, Superkupë Europiane, Superkupë Italie, Kupë Interkontinentale (Botërori i Klubeve sot) dhe Top i Artë.

Fitoi gjithçka! RICARDO IZECSON DOS SANTOS LEITE KAKA ❤

Marre nga telesport