Turisti italian habitet nga çmimet në jug: Vjehrrës time shqiptare ia japin ujin 100 lekë, ndërsa mua…

Piku i sezonit e ka gjetur bosh një prej plazheve më të bukura në Shqipëri, atë të Drimadhes në Dhërmi. Shezlonget bosh, lokalet bosh… Kjo është pamja që mbizotëron në këtë plazh.

Pushuesit thonë se çmimet janë tepër të larta. Edhe turistët e huaj thonë se këto çmime janë të papërballueshme. Një i ri italian shprehet i befasuar me çmimin e ujit, të cilin e ka paguar me çmim 300 lekë shishja.

Ndërkohë që vjehrra e tij pak orë më parë e ka marrë me çmim 100 lekë. Pra bizneset kanë çmime të ndryshme për të huajt dhe ndryshe për vendasit.

Ne e kuptojmë kur një çmim është i arsyeshëm dhe kur është abuziv-ka përfunduar fjalën e tij turisti Italian.

Shqetësim tjetër për pushuesit janë edhe ndërtimet e shumta në këtë zonë, që vijojnë edhe tani gjatë sezonit veror.