34198353 - close up of a man using mobile smart phone

Dalin rezultatet/E dini për çfarë e përdorin më shumë internetin 57% e shqiptarëve?

Një shprehje thotë që “Sot është luks të jesh injorant” dhe i referohet mundësive të pafundme që ka secili prej jush për të aksesuar informacion.

Nëse nuk u kujtohet se kur ka filluar dhe mbaruar Lùfta e Parë Botërore, nuk dini emrin e ndonjë futbollisti, nuk dini rrugën për në një qendër të caktuar, e të tjera si këto, sot është fare e thjeshtë, mjafton të kërkoni në “Google”.

Megjithatë gjetja e informacionit të saktë është një sfidë më vete, por a e dini se për çfarë e përdorin shqiptarët më shumë internetin? Dhe në cilin aplikacion lundrojnë më shumë?

Për këtë është bërë një sondazh nga “TAR”, ku shqiptarët janë pyetur se cilat nga aplikacionet përdorin më shumë dhe përgjigjet ishin si më poshtë:

Instagram 57%, YouTube 19%, TikTok 14%, Web browser 8%, Mail & Calendar 3%. Pra kjo konfirmon edhe njëherë që postimi i fotove, videove dhe shfletimi për të parë se çfarë kanë postuar të tjerët në Instagram u merr më shumë kohë se çdo aplikacion tjetër shqiptarëve.

Në fakt pritej ky rezultat, pasi dihet sa të dhënë janë shqiptarët pas Instagramit. Vështirë të gjesh dikë në Shqipëri që të mos ketë Instagram.