Një djalë 12-vjeçar, i cili ishte në koma për katër muaj, nderroi jete të shtunën në një spital në Londër pasi mjekët vendosën t’i heqin aparaturat që e mbanin në jetë, pas një beteje të gjatë gjyqësore.
Nëna e Archie Battersbee, Hollie Dance, tha se ai nderroi jete në orën 12:15 pasdite, rreth dy orë pasi spitali filloi të hiqte aparaturat.
Gjykatat britanike kishin refuzuar kërkesën e familjes për të transferuar Archie në një ambient të posaçëm dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut refuzoi për herë të dytë të ndërhynte në këtë rast.
“Ai u mundua deri në fund,” tha Hollie Dance, duke qarë jashtë spitalit. “Unë jam nëna më krenare në botë.” Prindërit e Archie zhvilluan një sërë betejash gjyqësore për ta mbajtur djalin e tyre në jetë me aparatura.
Por mjekët argumentuan se 12-vjeçari kishte pësuar dëmtim të parikuperueshëm në tru dhe se nuk kishte asnjë shans për t’u rikthyer në jetë.
Archie Battersbee u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij, dhe dyshohet se u lëndua gjatë tentativës për të kryer një “sfidë” që ishte bërë virale në rrjetet sociale.