Pas kapjes nga policia, Ramiz Mici, 37 vjeç, është marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë Elbasan. Ramiz Mici u kap një ditë pasi beri ngjarjen e rendë.
Gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka shprehur asnjë pendesë. Krejtësisht i ftohtë ka pranuar para policisë por nuk ka dhënë shpjegime të qarta mbi motivet.
Kjo bën që organi i akuzës të vijoj të ketë dyshime se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Ramiz Mici dhe Jetlira Elezi bashkëjetonin pas divorceve që kishin pasur më parë.