Monday , August 15 2022

Nis fazen pergatirore/ Llatja: A.F. Elbasani, një skuadër “bio” me perspektiva për fitore

A.F. Elbasani ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik 2022 – 2023.

 Duke e cilësuar si një skuadër “bio” ekipin e Elbasanit, kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, i ka uruar suksese ekipit.

Pasi ka parë nga afër edhe stërvitjen, si edhe duke i uruar mirëseardhjen të rinjve që i janë bashkuar ekipit të A.F. Elbasani, kryebashkiaku Gledian Llatja, e vuri theksin tek arritjet dhe rezultatet e larta të ekipit sezonin e kaluar, ndërsa ka shprehur besimin se Elbasani do të dalë sërisht kampion.

“Ka qenë një angazhim maksimal i stafit të futbollit, të cilët kanë bërë të mundur të kemi një skuadër “bio” të Elbasanit.  Nuk ishte e lehtë, pasi e nisëm nga zero, por kur bëhemi të gjithë bashkë, gjithçka arrihet. Ky është fryt i punës që kemi bërë sezonin e kaluar, dhe duam ta bëjmë edhe këtë vit, duke dalë kampion”.

Kryebashkiaku, vlerësoi angazhimin e ekipit, për punën maksimale që kanë bërë, si edhe një herë ka premtuar mbështetjen e Bashkisë në të ardhmen.