Gruaja që shihni në foto është 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi nga Durrësi. Ajo është larguar para 7 ditësh nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen. 30-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa sipas disa burimeve punonte në një Call Center. Familjarët po e kërkojnë kudo, por ajo nuk gjendet.
30-vjeçarja është larguar të hënën, datë 25 korrik, në orën 08.00, dhe që nga ajo ditë, bashkëshorti dhe familja nuk kanë mundur të lidhen me të.
Postimi i një prej miqve të saj: Njoftojmë se shtetësja Ersida Dyrmishi me vendbanim në Durrës, mosha 30 vjeç, ka humbur kontaktet me familjarët te Hënën më datë 25.07.2022.
Ditën që është larguar në drejtim të paditur, ka qenë e veshur me pantallona të bardha & një bluzë të zezë. I lutemi atyre që mund ta kenë parë diku, të na kontaktojnë sa më shpejt! Nr kontakti 0692467605 0692050608
Bashkëshorti i saj ka bërë denoncim në polici dhe forcat e rendit kanë nisur punën për gjetjen dhe rikthimin pranë familjes.