Monday , August 15 2022

Elbasanlliu shkon të blejë katër sufllaqe ne Himare, kur shikon faturën i “bie të fikët”. (Foto)

Siç dihet në plazh çmimet janë më të larta sesa në vendet e tjera, megjithatë për fat të keq në Shqipëri abuzohet shumë me këtë pjesë. I tillë është edhe rasti i disa të rinjve që gjenden me pushime në Himarë.

Ata vendosën që ditën e sotme të konsumonin sufllaqe në një lokal në zonë. Por ngelën pa mend kur panë faturën. Çmimi i një sufllaqeje ishte 8500 lekë të vjetra. Ata ishin 4 persona, ku 4 sufllaqe plus 3 pije freskuese dhe një ujë u kushtuan plot 41 mijë lekë të vjetra.

Djalit që pagoi faturën gati sa nuk i ra të fikët – treguan me shaka shokët  e tij.