Monday , August 15 2022

AKU thirrje shqiptarëve: Mos i konsumoni këto lloj patatinash (Foto)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se qytetarët nuk duhet të konsumojnë produktin patatina misri “Natural Organic Tortilla Chips 125 g”. AKU sqaron se pas analizave laboratorike të kryera në Gjermani është konstatuar prani e alkaloidëve atropinë dhe skopolaminë në këto patatina.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për bllokimin e produktit. Në bashkëpunim edhe me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake për thirrjen për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt që të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit, ku e kanë blerë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.