Monday , August 15 2022

Ngjarje e rëndë në Elbasan. Humb jetën 37 vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan ku një 37 vjeçar, ka vŗarë me thikë bashkëjetuesen e tij, 37 vjeç. Sipas burimeve, dyshohet se kŗimi ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

E ndjera ka humbur jetën pas goditjeve të marra nga mjeti prerës. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit i cili u largua nga vendngjarja menjëherë pas kŗimit.

Njoftimi i Plotë i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thiĸë), bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetmira Elezi, 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.