Ndryshimet klimaterike janë kthyer në një problem serioz në mbarë globin. Meteorologët në Mbretërinë e Bashkuar studiuan modelet e klimës në verën e vitit 2020 për të parashikuar rritjen e temperaturave në 3 dekada, shkruan CNN.
Simon Lee, një shkencëtar në Universitetin Columbia në Nju Jork, vuri në dukje ngjashmërinë e habitshme midis perspektivës së vitit 2050 dhe parashikimit për fillimin e javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar.
“Parashikimi për të martën është pothuajse identik në zona të ndryshme të vendit”, shkroi Simon në Twitter, duke shtuar se “ajo që do të vijë të martën tregon një pasqyrë të së ardhmes”.
Në 30 vite, ky parashikim do të duket më real. Temperaturat parashikohen të jenë 10 deri në 15 gradë më të larta se normalja në fillim të javës së ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar. Termometri mund t’i afrohet 40 gradë Celsius. Këto ndryshime drastike të temperaturave i kanë shtyrë meteorologët të ndezin kambanat e alarmit.
Temperaturat shënjojnë një rekord të ri, ku temperatura më e lartë e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë 38.7 gradë Celsius. Sipas mediave të huaja kjo situatë do të zgjasë disa ditë dhe vapa ekstreme është konsideruar si një nga ngjarjet më vdekjeprurëse vitet e fundit, duke shkaktuar vështirësi në rrugët e frymëmarrjes si dhe probleme me sëmundjet e zemrës.
Sipas raporteve të fundit, jo më shumë se 5% e shtëpive në Mbretërinë e Bashkuar përdorin kondicioner. Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Shtetet e Bashkuara verën e kaluar. Qindra njerëz vdiqën për shkak të temperaturave ekstreme. Zyrtarët në British Kolumbia se për shkak të vapës janë regjistruar 800 viktima më shumë.