Mbushi makinën me karburant dhe iku pa paguar, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi furnizoi makinën me karburant dhe më pas u largua pa paguar lekët.

Ai është vënë në ndjekje nga policia. Pas ndalimit, rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 32 vjeç, pasi ka furnizuar automjetin me karburat, në një pikë karburanti, dhe është larguar pa bërë pagesën. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.