Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë kontrolleve, policia ka ndaluar një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. D., pasi është konstatuar që mbante në vendin e parë të mjetit, një fëmijë pa sisteme fiksimi, duke qenë në shkelje të rëndë të Kodit Rrugor.
Shoferit i është kërkuar të bëjë testin e alkoolit, por ka refuzuar disa herë, e për rrjedhojë është shoqëruar në komisariat, ku edhe aty ka refuzuar ta bëjë testin.
Pas disa tentativash, shoferit i është bërë testi i alkoolit, ku ka rezultuar se ai e drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.86 mg/l.