Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi vrasjen e 27 vjeçarit Aleksandër Sadikaj që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga gazetari makina është djegur e gjitha pas shpërthimit të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.
“Tirana, qyteti Europian i rinise 2022… Kjo është rruga, që kryeministri shkon çdo dite nga shtëpia në pune, dhe kthehet çdo mbrëmje në banesën e tij, në periferi të kryeqytetit. Nuk po them se atentati mafioz me shpërthim të fuqishëm eksplozivi, qe i mori jetën 27 vjeçarit Aleksander Sadikaj, është degjuar forte duke tronditur dhe vilat me luksoze në rezidencat aty pranë, ku banojnë oligarkët apo vipat e Shqipërisë… Asnjë nuk është aq i sigurt sa mendon, asgjë nuk është aq e sigurte sa duket… Por sot, vrasësit, të paktën u kujdesen te mos shkaktonin viktima te tjera…“, shkruan gazetari.