Paqendrueshmëria e motit që ka përfshirë vendin do të vijojë edhe ditën e sotme. Moti parashikohet me i vranët me interale të shkurtra me diell.
Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit. Nisur nga orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve me rrufe. Aty ku do të krijohen kushtet breshër lokal. Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi mesatare dhe lokalisht e vrullshme në momentet me shtrëngata. Valëzim në dete të forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen:në zona malore 12 deri 22°C, në zona e ulëta 14 deri 27°C, në zona bregdetare 16 deri 27°.