Një aksident i pazakontë është shënuar sot në Fier. Burme bëjnë me dije se një paciente e cila po transportohej për në spitalin e Fierit, ka pësuar dëmtime brenda autoambulancës pasi shoferi ka frenuar fort.
Sipas policisë, shoferi i identifikuar me iniciale L. P., 64- vjeç ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, i cili ka penguar shoferin e autoambulancës që po transportonte pacienten në spitalin e Fierit.64- vjeçari do të përballet me akuzën për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e pacientes së identifikuar me iniciale e cila për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë duke pësuar dëmtime.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.