Pacienti: Si ta kuptojmë se trupi është i mbushur me parazitë?
Mjeku: Edhe pse parazitët mund të gjenden në të gjithë trupin, ato lulëzojnë sidomos tek zorrët. Parazitët janë të ndryshëm në formë dhe ushqehen nga qelizat e kuqe të gjakut, duke shkaktuar kështu anemi. Parazitët janë mjaft të zakonshëm dhe mund të gjenden kudo. Ato mund të futen në trupin tuaj përmes ujit, ushqimit apo marrëdhënieve seksuale. SipasOrganizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 3.5 miliard njerëz janë të prekur nga disa lloje infeksionesh parazitare.
Ja disa simptoma që tregojnë praninë e parazitëve të ndryshëm në trup:
Problemet e lëkurës: si ekzemë, lëkurë e thatë, skuqje lëkure, puçrra ose akne, plagë etj.
Çrregullime të gjumit: ku mund të përfshihen gjumi i trazuar, përpëlitjet në krevat, pagjumësi etj.
Sindroma e zorrës nervoze: është një nga shenjat më tipike të pranisë së parazitëve në trup sepse parazitët mund t’ju bashkëngjiten mureve të zorrës duke shkaktuar inflamacion.
Lodhje të shpeshta, depresion, ankth.
Prombeme të barkut: si dhimbje apo fryrje barku, kapsllëk ose diarre etj.
Dhimbje nën kërthizë, dhimbje të zemrës, muskujve, mpirje duarsh etj.
Mungesë hekuri në gjak.
Probleme riprodhuese: si probleme me prostatën, probleme menstruale, ruajtja e ujit në trup, infeksione të traktit urinar etj.
Probleme me humorin: ndjenjë ankthi, nervozizmi, depresioni, harresë etj.
Probleme me oreksin: disa parazitë ju nxisin të hani më shumë dhe të shëndosheni, disa lloje të tjera parazitësh ju bëjnë të bini në peshë.