Iu bë atentat duke pirë kafe/ Kush ishte Naim Bajri, lidhja e tij me “të fortin” e…

Naim Bajri, 68-vjeçari që u ekzekutua këtë mëngjes me armë zjarri është babai i Endrit Bajrit, i njohur si i forti i Shkodrës, i cili u ekzekutua në vitin 2001.

Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegaj dhe Kujtim Barbullushi ekzekutuan Indrit Bajrin me automatik. Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit.

Në atë kohë policia zbuloi se Ilmir Hajdari gjatë një debati të ashpër me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin. Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”. TeK kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, Ilmir Hajdari ka vënë re Indrit Bajrin duke qëlluar në drejtim të tij.

Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në lidhje me këtë ngjarje Ilmir Hajdari është dënuar me 16 vite burg. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar duke deklaruar në sallën e gjyqit se nuk është ai autori i vrasjes së Bajrit.