Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Fushë-Arrëz, ku një nënë bashkë me dy vajzat e saj kanë humbur jetën. Shkak është bërë kontakti me rrymën elektrike të një prej vajzave që ka qenë duke bërë dush. Në këtë moment nëna dhe vajza tjetër kanë shkuar për ta ndihmuar, por dhe ato kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Tragjedia ka ndodhur në familjen Kola në Fushë-Arrëz, ku si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike kanë humbur jetën nëna P.Kola 43-vjeçe, dhe dy vajzat, S.Kola 19-vjeçe dhe V.Kola 16-vjeçe.
Ndërkohë që është lënduar edhe djali i familjes.
Njoftimi i policisë:
Fushë Arrëz/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.
Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.