Para dy ditëve Ajas Sulejmani përplasi te vijat e bardha në rrugën e Kavajës, çiftin Vilma dhe Arjan Konomi dhe foshnjën e tyre 3 muajsh.
Pas ngjarjes të aksidentuarit u transportuan në spital, ndërsa shoferi Sulejmani u kap pas dy orësh në një spital privat.
Foshnja e çiftit Konomi është jashtë rrezikut për jetën, teksa ata po trajtohen ende në spital. Ndërkohë sot, sipas ABC news, mësohet se gjendja e Vilmës është përkeqësuar ndjeshëm. Bëhet e ditur se gruaja është në gjendje më të rëndë dhe e pavetëdijshme.
Arjani dhe Vilma ndodhen në dy dhoma të ndryshme, ndërsa nuk dihet se si do të paraqitet gjendja e tyre shëndetësore në vijim.