Foto Arkiva

Lajmi i fundit/ Aksident tragjik në vendin tonë, ndërrojnë jetë dy turistë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër- Tiranë, ku dy turistë kanë humbur jetën.

Mësohet se dy turistët po lëviznin me motor, ndërsa janë përplasur me një automjet në afërsi të fshatit Kryebushat.

Dy turistët janë nisur për në spital, por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të mara. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.