Ndoshta është ‘sprova’ e fundit! Të martën vjen dimri i acartë me shi e dëborë

Ndonëse jemi në pikun e pranverës, një ‘javë dimri’ po afron.

Meteorologët parashikojnë një javë me erë të fortë, reshje dhe temperatura të ulëta.

Duke nisur nga e marta e javës që vjen pritet që temperaturat të zbresin në 8 gradë e më pas gradualisht do të shkojnë deri më -4 gradë celsius.

Era pritet të jetë e fortë, ndërkohë që reshje parashikohet të ketë të tre ditët e para të javës, të hënën, të martën e të mërkurën.

Reshjet e dëborës nuk do të mungojnë. Pas të mërkurës, moti do të fillojë të zbutet sërish. Noa.al