Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik Rovena Daja ka folur rreth varinateve të reja Covid.
Sipas saj aktualisht, Shqipëria ndodhet në një situatë të qetë epidemiologjike, por kjo nuk do të thotë se duhet ulur vigjilenca.
“Sipas të dhënave, kemi 45% të popullsisë të vaksinuar me dy doza, kurse me dozën e tretë përqindja është me e ulët. Të vaksinohen ata që nuk janë vaksinuarve asnjëherë. Kjo mund të quhet pandemia e të pavaksinuarve”, ka thënë Daja e ftuar në ABC live.
Sipas epidemiologes rritje të rasteve mund të kemi në vjeshtë, në shtator-tetor kur do të qarkullojë edhe gripi./CNA.al