Bashkia e Elbasanit rikthen të dielën nismën “Dita pa makina”, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, për një mjedis e ajër më të pastër, si dhe për sensibilizimin e shoqërisë për përdorimin e mjeteve të tjera më ekologjike.
Njoftimi i bashkisë:
✔ Të nderuar bashkëqytetarë,
Në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare, “Dita pa makina”, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe për një mjedis më të pastër.
E Diela e parë e çdo muaji do të jetë “Dita pa Makina”, rrjedhimisht këtë të diel, dt.03 Prill rrugët kryesore të qyteteve tona do të jenë të bllokuara për lëvizjen e mjeteve që shpenzojnë karburant nga ora 08.00 deri në orën 18.00.
Sigurisht pa penguar lëvizjen e mjeteve të urgjencës.
Shpresojmë në solidaritetin e kujtdo e kontributin për një mjedis e ajër më të pastër, si dhe për sensibilizimin e shoqërisë për përdorimin e mjeteve të tjera më ekologjike.