Kete te premte do të vijojë moti i paqendrueshëm.
Kështu moti i vranët do të pasohet nga reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.
Në veriperëndim e pjesërisht në qendër do të fitojnë intensittet të lartë. Në lartësitë mbi 1400m reshje bore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug gjate gjithe ditës ne bregdet dhe veriperendim era me shpejësi 8-15m/sek erë përkohësisht e vrullshme Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 12°C, në zona e ulëta 11 deri 14°C, në zona bregdetare 10 deri 15°C.
I ndikuar nga vlera të ulta të presionit atmosferik dhe masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore Rajoni i Ballkanit do të ketë mot të vranët në pjesën më të madhe të tij. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe.
Sa i përket kontinentit Europian pjesa më e madhe e tij do të jetë me mot të vranët si dhe reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Europa veriore, verilindore dhe rajoni i Franca do te kenë reshje bore.Pjesa perendimore reshje shiu. Pellgu i mesdheut do të ndikohet nga një paqendrueshmëri tjetër.