Afera e incineratorëve në Fier dhe Elbasan, GJKKO jep dënimin për të akuzuarit e tjerë (EMRAT)

Gjykata zhvilloi sot seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 9 personave që akuzohen për abuzime në lidhje me inceneratorin e Fierit.

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” edhe për 7 të akuzuarit për inceneratorin e Fierit, dhe arrest shtëpie për 2 të tjerë, duke lënë në fuqi kështu kërkesën e SPAK.

Gazeta Shqiptare mëson se Pëllumb Abeshin dhe Etleva Kondin kanë marrë të njëjtat masa për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Në Elbasan, gjithashtu është në burg Bardhyl Çabiri si dhe në arrest shtëpie Jonida Zeqo dhe Serafin Papa.

Më herët. ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, është akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim. Akuza e re ndaj tij bën fjalë për incineratorin e Fierit, ndërkohë që më herët ish-ministrit i janë njoftuar të njëjtat akuza dhe masa e arrestit për incineratorin e Elbasanit.

Ish-zyrtari iministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, nga Elbasani, i akuzuar për shpërdorim detyre si ish-kryetar i Komisionit të Prokurimit të incineratorit të Elbasanit.

Azem Shatëri, ish-drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Fierit4-Arenc Myrtezani, ish-administrator i inceneratorit të Fierit, i akuzuar për korrupsion.

Të akuzuarit e tjerë për incineratorin e Fierit:

5-Florian Muçaj, drejtor i Albpetrol-fier

6-Erjon Murataj ish-anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Tiranës

7-Sabina Cenameri, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të incineratorit të Fierit

8-Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit për incineratorët.

9-SPAK ka kërkuar masë arresti për shtetasin Klodian Zoto, pronar i incineratorit të Elbasanit dhe Tiranës, i akuzuar për “Korrupsion” dhe pastrim të produkteve të veprës penale në bashkëpunim

Te akuzuarit per inceneratorin e Elbasanit

Pëllumb Abeshi,

Bardhul Çabiri

Serafin Papa

gazetashqiptare