Gazmir Meçe është emigranti shqiptar që është larguar drejt Italisë në vitin 1991 me anije. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar të gjitha peripecitë që ka kaluar që nga arratisje drejt vendit fqinjë, qendrimi me 2 mijë shqiptarë pa bukë e pa ujë për dy ditë, momenti kur ka lypur në rrugë para për të folur me të ëmën në telefon, deri te puna në fermë.
Rrëfimi i Meçes:
“Si unë dhe shumë të tjerë shikonim kanalet italiane dhe mendonim se atje ishte një jetë tjetër. sigurisht që Italia është një jetë tjetër, ishte për shqiptarët një Amerikë e vogël, por kur shkon atje e kupton që nuk është ashtu.
Na jepnin ushqim një herë në ditë dhe na jepni me një qese banane dhe panine. Unë nuk e kam për turp të them që kam lypur lekë në Brindisi sepse doja të telefonoja maman time, e cila nuk e dinte se ku isha. Ajo bashkë me motrën time kur ika ishin te porti po nuk dola nga anija se e dija që do më kthenin mendjen dhe unë nuk doja të kthehesha.
Më vjen një ditë një zonjë dhe kishte dëgjuar historinë time përditë dhe një ditë më jep një qese me xhitona dhe më thotë unë të kam dëgjuar, prandaj shko merr mamin në telefon. Mamaja ime shkonte përditë te telefonat dhe priste që unë ta merrja, bënte shumë km në këmbë. Derisa e mora atë ditë dhe i thash që jam gjallë, jam mirë me shëndet, mos u bë merak”, rrëfeu ndër të tjera Gazmiri.
Nje koment
Pingback: 1dormitory