Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot – Fushë Krujë, pranë fshatit Derven. Të paktën tre automjete janë përfshirë në aksident, ku katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës. Njëri nga drejtuesit është identifikuar nga policia si Dervish Allamani.
Dy prej automjeteve janë dëmtuar rëndë në pjesën e përparme, pasi duket se janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.