Dhjetëra e qindra qytetarë janë mbledhur përpara kryeministrisë duke protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe të ushqimeve. Kësaj proteste iu është bashkuar edhe aktori i njohur i Portokallisë, Florian Binaj.
Ashtu si në protestën e shkuar, Binaj nxori një tjetër parullë ironizuese si ndaj kryeministrti Edi Rama, ashtu edhe ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
“Nuk kam rritur asnjë taksë”, shkruhej në foton e Ramës, ndërsa në atë të Bashës shkruhej: Nuk kam humbur asnjë betejë.