Pas dy viteve të gjata pandemi, Elbasani po bëhet gati t’i rikthehet festimeve masive për Ditën e Verës.
Festimet tashmë nuk do të konsistojnë vetëm në traditën pagane të kremtimit të ardhjes së stinës së ngrohtë, por si asnjëherë më parë do të festohet jeta dhe shëndeti si vlera të paçmuara.
Bashkia e Elbasanit zbuloi disa nga surprizat e festimeve me rastin e Ditës së Verës, duke ftuar shqiptarët të bëhen pjesë e tyre.
Janë plot 10 ditë aktivitete që do ta mbajnë ndezur atmosferën në Elbasan dhe padyshim kryefjala do të jenë fëmijët me organizimet nga shkollat e kopshtet.
E teksa bëheni gati të festoni në Elbasan mos harroni asnjëherë të shijoni ballokumen tradicionale.
Top Channel