Një zjarr ka shpërthyer në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë pasi ushtria ruse e shënjestroi atë “nga të gjitha anët” në qytetin ukrainas Energodar.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba u ka kërkuar trupave që të ndalojnë menjëherë të shtënat në termocentralin Zaporizhzhia, në mënyrë që zjarrfikësit të mund të marrin masa.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se ekziston një “kërcënim real i rrezikut bërthamor”, ku Kuleba paralajmëroi: “Nëse shpërthen, do të jetë 10 herë më i madh se Çernobili”. Duke folur për televizionin ukrainas, zëdhënësi i uzinës Andriy Tuz tha se një nga gjashtë reaktorët e objektit ishte në zjarr – dhe brenda tij ka karburant bërthamor