Në Universitetin e Elbasanit organizohet aktiviteti me temë “Aleanca kundër gjuhës së urrejtes një diskutim gjithëpërfshirës”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Avokaten e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Autoritetin e Mediave Vizive, zhvilluan aktivitetin me temë “Aleanca kundër gjuhës së urrejtes një diskutim gjithëpërfshirës”.

Ky ativitet u organizua në kuadër të 12-vjetorit të miratimit të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

Rektori i universitetit, Prof.dr.Skender Topi, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shoqëror dhe institucional në parandalimin e fenomenit të diskriminimit dhe të përdorimit të gjuhës së urrejtjes. Gjithashtu ai u ndal në situatën aktuale në të cilën po kalon Evropa, duke shprehur solidaritetin në distancimin nga çfarëdolloj forme e dhunës, mbrojtjen dhe ruajtjen e demokracisë e paqes.

Të pranishmit, shprehën në fjalën e tyre rëndësinë në identifikimin e elementëve të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtes, konstatimin e tyre, duke kontribuar kështu në minimizimin si fenomen dhe në impaktin që krijon në shoqëri.