Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë gjatë pushtimit rus po rritet çdo ditë. Deri të dielën, komisioneri i Ukrainës për të drejtat e njeriut tha se numri i viktimave civile ishte 210, duke përfshirë edhe fëmijë.
Një vajzë shtatë vjeçare vdiq gjatë sulmit të një kopshti fëmijësh, ka pasur viktima në kryeqytetin Kiev dhe 10 anëtarë të komunitetit etnik grek të Ukrainës u vranë kur fshatrat e tyre në jug u vunë nën zjarrin rus.
Alisa Hlans ishte një nga gjashtë personat që vdiqën kur kopshti ku ajo po qëndronte u godit në ditën e dytë të pushtimit rus, në qytetin e vogël Okhtyrka.
Alisa për tre muaj mbushte tetë vjeç, ndërsa prokurorja e përgjithshme Irina Venediktova tha se mbylli sytë përgjithmonë në spital të shtunën.
Mjekët po luftonin për të shpëtuar jetën e një fëmije të dytë të plagosur, shtoi ajo në një mesazh në rrjetet sociale, sipër një fotoje me mesazhin “kemi nevojë për paqe!”
Disa fëmijë të tjerë janë vrarë gjatë sulmit rus, duke përfshirë një vajzë të quajtur Polina, e cila ishte në vitin e fundit të shkollës fillore në Kiev.
Sipas autoritetit lokal të Kievit, ajo dhe prindërit e saj u qëlluan për vdekje nga një grup sabotazhi dhe zbulimi rus në një rrugë në veriperëndim të kryeqytetit.
Vëllai dhe motra e Polinës u dërguan në spital. Motra e saj ishte në kujdes intensiv dhe vëllai i saj u dërgua në një spital të veçantë për fëmijë.
Një djalë u vra kur një bllok banesash u bombardua në veri-lindje të Ukrainës në ditën e dytë të pushtimit rus.
Pesë anëtarë të së njëjtës familje vdiqën në Ukrainën jugore në ditën e parë të luftës, ndërsa trupat ruse avancuan drejt qytetit të Khersonit nga Krimeja, të cilën e morën nga Ukraina tetë vjet më parë.
Rrethanat janë të paqarta, por familja thuhet se po përpiqej t’i shpëtonte sulmit rus me dy makina kur u bombarduan pranë Nova Kakhovka, jashtë Khersonit.
Oleg Fedko kishte vendosur të largonte familjen e tij nga zona, por ndërsa ishte në krye të detyrës në Kherson, babai i tij, i quajtur gjithashtu Oleg Fedko shkoi për të ndihmuar dhe familja u largua me dy makina.
Gjyshërit e fëmijëve të moshës 56 vjeç vdiqën së bashku me gruan Irinën dhe dy fëmijët, Sofia e cila ishte gjashtë vjeç dhe Ivani që ishte vetëm disa javësh.
Më shumë se 450 km larg kufirit rus në juglindje të Ukrainës, popullsia etnike greke e vendit pësoi një tragjedi të dyfishtë .Grekët kanë jetuar në Ukrainë që nga kohërat e lashta dhe qeveria në Athinë thotë se ata janë rreth 150,000 në numër. Dy fshatra u goditën, Sartana në periferi të Mariupol dhe Buhas rreth 65 km në veri.