“Përderisa Zoti ma dha, përse të mos e kem si të tjerët, si të gjithë?”
Kështu thotë me lot në sy nëna e Aronit. Djali i tij është sëmurë dhe ka nëvojë për trajtim jashtë shtetit. Por mundësitë e kësaj familje janë fare të vogla.
Kjo nënë nuk e ka mundësinë që të shpëtojë djalin e tij, i cili është vetëm 6 muajsh. Ajo i lutet shqiptarëve që ta ndihmojnë, për të bërë të mundur që Aroni të niset për kurim jashtë shtetit.
Brihani ndërkohë ende nuk i ka mbushur dy vjeç. 18 muaj jetë ka në këtë botë dhe sot përballet me një sëmundje të rëndë në kokë
Brihani është ende një fëmijë i vogël por dhimbjet e tij janë të mëdha. Qan e s’mund të tregojë se çfarë i dhemb. Me lotë në sy, e dëshpëruar, nëna e Brihanit po ashtu përgjërohet për ndihmën e shqiptarëve… nuk ka mundësi t’i shpëtojë jetën të birit.
“Djali është 18 muajsh. Ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. I lutem Fondacionit Firdeus, të gjithë shqiptarëve, Elvis Naçit, të më ndihmojnë për operimin e djalit”-tregon nëna e Brihanit.