Aksident i rëndë, makina përplas këmbësoren, shoferi largohet me shpejtësi nga vendngjarja

Mbrëmjen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Unazës në kryeqytet ku një makinë ka përplasur një këmbësore dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Këmbësores i kanë ardhur në ndihmë kalimtarët e rastit si dhe disa efektivë policie që kanë rrethuar zonën duke njoftuar edhe ambulancën për të dhënë ndihmën e shpejtë.

Vijojnë kërkimet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.